Anglezët tallen me tërmetin që iu ndodhi sot: “Do të ringrihemi” thonë, pasi një karrige plastike u rrëzua

Anglezët tallen me tërmetin që iu ndodhi sot: “Do të ringrihemi” thonë, pasi një karrige plastike u rrëzua

Veriorët në Britani të madhe kanë rikthyer sensin e humorit këtë mëngjes pas reagimit për tërmetin me magnitudë 3 të rihterit që goditi veri-lindjen e vendit.

Policia dhe zjarrfikësit morën thirrje për një “eksplodim” në Stockton-on-Tees rreth orës 6 të mëngjesit sot pasi banorët e dëgjuan një shpërthim, me disa që u frikësuan se një asteroid kishte goditur zonën.

Sipas institutit gjeologjik britanik, tërmeti kishte magnitudë 3.

Një përdorues Twitter shkroi se ishte ulur në tualet ndërsa shtëpia po lëkundej, dhe se kjo ishte për të qeshur, por edhe pak e frikshme” përcjell Periskopi nga The Mirror.

“Tërmeti në Boro. Skena në shtëpinë e një personi. Do ta rindërtojmë.” – shkruante një tjetër përodrues Twitteri në një fotografi ku shfaqej një karrige e plastikës e rrëzuar bashkë me një tavolinë.

Një lexuese i kishte thënë Mirror Online-it se burri i saj kishte fjetur gjatë lëkundjeve të tokës, ani pse më pas kishte parë se ai nuk kishte ngrënë mëngjes”.

Një person tjetër shkroi në Twitter: “Lmaoooo, U dhjeva nga mendimi se ishte fantazmë.”

Më pas një tjetër: “I bërtita Ianit duke menduar se ai po plasaritej në shtrat, por kur u zgjova nga gjumi pashë se gjithçka po dridhej. Qytete të tëra të shkatërruara e male të shkatërruara. Ishte e tmerrshme.” /Periskopi

Shpërndaje në: