Angli – Kosovë, ky është stadiumi në të cilin luhet ndeshja
Anglia ka gjasa që të kthehet në stadiumin ‘St Mary’s’ të Southamptonit për ta zhvilluar ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit 2020 ndaj Kosovës, merr vesh Sky Sports.
Nëse kushtet e Federatës Angleze të Futbollit do të përmbushen, Anglia do të kthehet në bregun jugor për herë të parë që nga viti 2002 kur luajnë ndaj Kosovës më 10 shtator.
Lajmi vjen si pjesë e planeve të FA për të lejuar ekipin kombëtar të luajë në stadiumet në të gjithë vendin, duke përfituar nga ndeshjet e suksesshme ndërsa Wembley po ndërtohej, transmeton Periskopi.

Në ndeshjen e fundit zyrtare në stadiumin e Southampton 17 vite më parë, Anglia barazoi 2-2 kundër Maqedonisë. Kapaciteti i stadiumit është 32,505 ulëse.
Vitin e kaluar Anglia ka luajtur ndeshje miqësore në stadiumin e Leeds ‘Elland Road’ dhe atë të Leicester City ‘King Power Stadium’.
‘Tre Luanët’ do luajnë jashtë Wembleyt për herë të parë pas 17 viteve në një ndeshje zyrtare, teksa përballë do kenë ‘Dardanët’ e Bernard Challandes. /Periskopi/



