Anglia me lehtësi mposht Irlandën në miqësore

Anglia me lehtësi mposht Irlandën në miqësore

Anglia ka triumfuar 3-0 si nikoqire e Irlandës në miqësore sonte.

Harry Maguire fillimisht kaloi ‘Tre Luanët’ në epërsi në minutën e 18-të, duke qëlluar saktë me kokë pas asistimit nga Harry ëinks.

Për 2-0 realizoi pastaj Jadon Sancho në minutën e 31-të, duke shënuar një gol të bukur nga brendësia e zonës, teksa qëlloi rrjetën me një goditje zhagas.

Goditjen përfundimtare Irlandës ia dha Calvert-Lewin në minutën e 56-të, duke qëlluar nga penalltia aty ku bashkohet shtylla pingule me transversalen. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: