Ankohet studenti i infektuar: IKSHPK që 4 ditë s’po ma lëshon letrën që jam pozitiv, e disave brenda ditës

Ankohet studenti i infektuar: IKSHPK që 4 ditë s’po ma lëshon letrën që jam pozitiv, e disave brenda ditës

COVID-19 ka shpërthyer me të madhe në Kosovë. Ditëve të fundit, nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (IKSHPK) kemi parë kah 3-4 mijë raste pozitive brenda 24 orëve. Mirëpo, ky institut si duket nuk po paraqitet fer me pacientët që po rezultojnë të infektuar dhe po kërkojnë dëshmi për këtë shkak…

Një qytetar nga komuna e Malishevës, banues i Prishtinës, për Periskopin ka rrëfyer përvojën aspak të mirë me IKSHPK’në pasiqë ka rezultuar pozitiv.

G.H. student në fakultetin Teknik, drejtimi Ndërtimtari ka treguar se si që katër ditë, përmes motrës së tij kishte tentuar të merrte certifikatën që dëshmon pozitivitetin e tij me COVID-19, por që me diçka të tillë nuk është pajisur ende.

‘’Më 22 janar ( e shtunë) jam testuar në IKSHPK, ndërkaq për rezultat më kanë telefonuar të nesërmen (e diele) ku kam rezultuar pozitiv.  Kur kanë shkuar të hënën njëri nga familjarët e mi për të marrë letër-konfirmimin se kam rezultuar pozitiv, i kanë thënë për ditën e martë të vi ta marrë, prapë të martën i kanë thënë për të mërkurën, ndërsa sot përsëri njejt ia kanë shtyrë për të nesërmen, me arsyetimin se nuk është procesuar ende. Janë bërë 4 ditë që ende nuk kam ndonjë dëshmi qe kam rezultuar pozitiv.’’, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje ky qytetar ka treguar se kjo gjë po e penalizon në obligimet që ka gjatë studimeve në fakultet.

‘’ Madje kjo po më penalizon për dorëzimin e detyrave obligative në fakultet, duke pasur parasysh se kjo dëshmi është dashur të dorëzohet tek profesori paraprak, në ditën që kam rezultuar pozitiv. Madje kur është revoltuar motra ime për këtë maltretim, i janë drejtuar duke i thënë shko pra në privat.’’, thekson ai.

Madje, akuzon IKSHP’në se disa personave me të njofshëm po u lëshon vërtetime brenda ditës.

‘’Sipas motrës që ka qenë e pranishme, njëri prej pacientëve aty kishte 10 ditë që po priste një leterkonfirmim të tillë për të dorëzuar në punë. Ku sic i kishte treguar ai, disave brenda ditës po ua japin, e dikujt hiç’’.

Kujtojmë që vetëm gjatë ditës së sotme rezultuan rreth 4 mijë veta pozitiv me koronavirus, ndërsa u shënuan dy vdekje./PERISKOPI/

 

 

 

Shpërndaje në: