Anthony Joshua po duket në formë absolutisht drithëruese para meçit me Tyson Furyn

Anthony Joshua po duket në formë absolutisht drithëruese para meçit me Tyson Furyn

Anthony Joshua dhe Tyson Fury, yjet më të mëdhenj të boksit në peshën e rëndë, po përgatiten për një meç të jashtëzakonshëm më 14 gusht.

Fury ka udhëtuar drejt ShBA me vëllanë e vogël, i cili është poashtu boksier i pamposhtur Tommy Fury, transmeton Periskopi.

Derisa ‘Gypsy King’ po shijon plazhet e nxehta në Majami, Anthony Joshua po djerësitet në ‘Finchley Amateur Boxing Club’. Palestra është e para në të cilën Joshua është stërvitur ndonjëherë.

Ai postoi dy foto ku tregoi fizikun monstruoz, dy herë kampioni i botës shkroi: ”Gjakftohtë.”

p1f5itrsigm1u1oj51na1pd4ivcj.jpg

Për herë të parë në histori të sportit, të katër titujt do të jenë në dispozicion për t’u fituar. Meçi raportohet se do të zë vend në Arabinë Saudite. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: