“Anti-kombëtare kur Presidentja i jep krahë islamit politik” -Tërmkolli reagon pasi Osmani mori myftiun Ternava në Arabinë Saudite

“Anti-kombëtare kur Presidentja i jep krahë islamit politik” -Tërmkolli reagon pasi Osmani mori myftiun Ternava në Arabinë Saudite

Ish-deputetja Melihte Tërmkolli ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Arabinë Saudite, ku pjesë e delegacionit nga Kosova ishte edhe myftiu Naim Tërnava, shkruan Periskopi.

Tërmkolli e vlerësoi si ani-shtetërore dhe anti-kushtetuese që Osmani sipas saj po i jep krahë islamit politik.

 

Postimi i plotë:

Anti-shtetërore, anti-kushtetuese dhe anti-kombëtare kur politika i jep krahë islamit politik!
Pse i duhet Presidentes në takim Naim Ternava?!
Për Kosovën, jo! Për ndonjë allishverish të vetin?! Për poste e për interesa të veta, këta bëjnë gjithçka!

Shpërndaje në: