Anulohet vendimi për blerjen e veprave të artit prej 247 mijë euro: Ministria e Kulturës akuzohet se i shpërndau me të njofshëm

Anulohet vendimi për blerjen e veprave të artit prej 247 mijë euro: Ministria e Kulturës akuzohet se i shpërndau me të njofshëm

Është anuluar procesin për vendimin për blerjen e veprave të artit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Në njoftimin nga kjo ministri thuhet se kjo erdhi për shkak të pakënaqësive të shumta nga komuniteti artistik në lidhje me përzgjedhjen e veprave të artit për blerje nga shtetit.

“Për shkak të pakënaqësive të shumta nga komuniteti artistik në lidhje me përzgjedhjen e veprave të artit për blerje nga shteti, Ministria e Kulturës ka marrë vendim të anulojë tërë procesin. Angazhimi ynë për të mbështetur dhe fuqizuar skenën e pavarur kulturore të Kosovës nuk do të ndalet. Mbesim të përkushtuar të zhvillojmë procese gjithëpërfshirëse në shërbim të komunitetit artistik”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

E të enjten, para objektit të MKRS-së protestuan dhjetëra artistë nga komuniteti i Artistëve të Arteve Vizuale që kërkuan nga ministri Çeku anulimin në tërësi të vendimit për listën përzgjedhjes dhe se i gjithë procesi u kërkua që të kthehet nga zero.

Vërejtja e artistëve ishte rreth shumave që janë dhënë për blerje të disa prej veprave.

Shpërndaje në: