Apeli ia zbret dënimin djalit të ish-guvernatorit të BQK-së

Apeli ia zbret dënimin djalit të ish-guvernatorit të BQK-së

Gjykata e Apelit së fundi e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e klasifikuar veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje të rëndomtë, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht, ai ishte dënuar me 22 vjet burgim. Mirëpo, pas kthimit në rigjykim i është zbritur dënimi në 19 vjet burgim në shkurt të këtij viti. I akuzuar bashkë me Rexhepin ka qenë edhe Albert Isufi.

Edhe pse Isufin, Gjykata e Shkallës së Parë dy herë e ka dënuar me pesë vjet burgim për shtytje në vrasje, Apeli tani e ka shpallur të pafajshëm, duke vlerësuar se nuk është vërtetuar kryerja e kësaj vepre. (Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Shpërndaje në: