Arb Manaj fantastik në ndeshjen ndaj Tepecikspor, shënon dy gola
Ish-futbollisti i Trepçës’89, Arb Manaj, që gjatë verës kaloi në Turqi, ka arritur të realizojë dy gola për skuadrën e tij të re.
Ankara Keçiörengücü ka mposhtur me rezultat bindës 6-0 ndaj Tepecik në kuadër të kupës turke.
Djaloshi nga Klina shënoi dy herë në minutat 70′ dhe 90′, për të treguar se do të jetë një nga armët më të forta të skuadrës nga kryeqyteti në edicionin e ri të garave.
Madje, Keçiörengücü aktualisht qëndron në pjesën e epërme të renditjes tabelare në Ligën e Parë të Turqisë, teksa ka vetëm tri pikë më pak se pozita e dytë, që dërgon në superligën turke.




