Arben Vitia nuk e mohon bashkëpunimin me AAK-në pas zgjedhjeve

Arben Vitia nuk e mohon bashkëpunimin me AAK-në pas zgjedhjeve

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga VV, Arben Vitia ka deklaruar se koalicione parazgjedhore me parti nuk do të bëjë, por që është i hapur në bashkëpunime për projekte të mëtutjeshme, transmeton Periskopi.

‘’Pas fitores, koalicion jo, por hapje totale me gjitha subjektet politike për çdo projekt që është i realizueshëm dhe brenda mundësive të realizimit. Absolutisht jo, nuk është i vërtetë. Në asnjë mënyrë.’’, ishte përgjigja e Vitisë në Rubikon nëse ka plane për koalicione.

‘’Unë mendoj që me çdo subjekt që i ka projektet e mira dhe të menaxhueshme për t’i shtyer përpara interesat e qytetarëve. Për bashkëpunim s’do ketë kurrë vija të kuqe. Këtu s’ka asnjë dyshim se njësoj do të veproj edhe në të ardhmen. Me secilin subjekt politik natyrshëm do të afrohemi dhe do t’i shtyjmë përpara projektet’’, shtoi ai.

Para disa ditësh, Periskopi raportoi për një bashkëpunim të mundshëm të Vitisë me AAK’në në Prishtinë. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: