Arben Vitia s’arrin ta gjejë veten në debat: E sulmon Përparim Ramën ulët me LDK-në

Arben Vitia s’arrin ta gjejë veten në debat: E sulmon Përparim Ramën ulët me LDK-në

Arben Vitia i VV’së duket se nuk po mund ta fitojë debatin me Përparim Ramën e LDK’së për programet qeverisëse të Prishtinës.

Vitia nuk po mund ta gjejë veten në debat dhe vazhdimisht po e sulmon Ramën me partinë e LDK’së edhe pse ky i fundit tha që jam ardhur për problemet e Prishtinës e jo për politikë.

“Më lë të dyshoj se të gjitha këto projekte janë projekte të synimit të mirë nga një person, njeri i mirë që e ka edhe qëllimin e mirë por fatkeqësisht për shkak të rrethanave edhe politike në vendin tonë, ku është një situatë e tillë ku Lidhja Demokratike e Kosovës, realisht e ka betejë politike që ta fitojë Prishtinën që të bëjë edhe opozitë karrshi Qeverisë”, shprehet Vitia./PERISKOPI/

Shpërndaje në: