Arkitekti që e bëri Kombëtaren e Kosovës fortesë të pathyeshme për 12 ndeshje

Arkitekti që e bëri Kombëtaren e Kosovës fortesë të pathyeshme për 12 ndeshje

Bernard Challandes është njëri nga më meritorët për sukseset e Kombëtares së Kosovës

Kosova është njëra nga Kombëtaret për të cilat flitet më së shumti në të gjithë botën dhe krejt kjo pas suksesit madhështor në Ligën e Kombeve, raporton Periskopi.

Të gjithë mediat në botë po gjejnë kohë për të shkruar për Kosovën, e cila është Kombëtarja që nuk ka pësuar humbje në 12 ndeshjet e fundit.

Kujtojmë që Kosova humbjen e fundit e ka pësuar nga Islanda më 9 tetor të vitit 2017 në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës ‘Rusia 2018’.

E për këto suksese merita të mëdha ka trajneri Bernard Challandes.

Ai në një intervistë për Gazetën Blic e cila do të transmetohet këtë të premte ka treguar shumëçka rreth Kosovës.

Challandes ka thënë se preferon lojën tiki-taka dhe me pasime të shkurtëra.

“Organizimi është shumë i rëndësishëm. Nuk jam një trajner me taktika mbrojtëse, unë dua që të luajmë me pasion, me kreativitet dhe me pasime të shkurtëra në stilin tiki-taka,” ka thënë Challandes.

Zvicerani beson se skuadra e tij ka shumë potencial për të ardhmen.

“Ka shumë potencial për të ardhmen në këtë ekip të ri,”.

Ndryshe, më herët Challandes kishte thënë se kualifkimi në Euro 2020 për Kosovën është i mundshëm.

“Në kokën time dhe ndoshta të skuadrës, ne patjetër duhet të ëndërrojmë. Unë gjithmonë kam thënë se gjërat e mëdha kanë filluar me një ëndërr. Kështu që pse jo?,” kështu ishte shprehur Challandes kur ishte pyetur për një kualifikim të mundshëm të Kosovës në Euro 2020. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: