Armend Thaqi për Periskopin: Ndihem shumë krenar, ishin pak minuta por me shumë vlerë
Ndeshja e Kosovës kundër Moldavisë në ‘Fadil Vokrri’ ishte një event jashtëzakonisht i vecantë për qendërmbrojtësin e Ballkanit, Armend Thaqi.
Ai ndjeku hapat e bashkëlojtarit të tij te Ballkani, Mirlind Daku, duke realizuar debutimin me Kombëtaren e Kosovës, gjë që është padyshim sukses i madh për futbollin kosovar në përgjithësi.
Fundja, nuk është se i kemi parë shpesh futbollsitët e Superligës së Kosovës në aksion me Kombëtaren, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, debutimet nga Superliga janë intensifikuar paksa dhe kjo padyshim se është motiv shtesë për lojtarët e tjerë nga kampionati vendorë.
Thaqi pati pak minuta në dispozicion dhe u inkuadrua vetëm pas përjashtimit të Ibrahim Dresevicit në fitoren 1-0 kundër moldavëve, por mjaftueshëm sa për ta bërë të ndihet krenar 28-vjecarin.
Në një prononcim për Periskopin, ai e ka komentuar debutimin e mbrëmshëm të tij duke thënë:
”Ishte dicka që më bëri të ndihem shumë mirë dhe shumë krenar që përfaqësova vendin tim,” u shpreh fillimisht ai për Redaksëinë tonë.
”Kanë qenë pak minuta, mirëpo cdo minut ka vlerë dhe rëndësi.
”Nuk është hera e parë që grumbullohem dhe gjithmonë mikpritja ka qenë shumë e mirë, sepse të gjithë aty janë djem shumë të mirë dhe të gjithë janë për një qëllim aty.”
Përndryshe, Kosova arriti që ta sigurojë mbijetesën në Ligën C me tre pikëshin e mbrëmshëm. /Periskopi.com/



