Aro Muric ishte aq brilant në fundjavë, sa që u përfshi në formacionin e javës në Super Ligën turke

Aro Muric ishte aq brilant në fundjavë, sa që u përfshi në formacionin e javës në Super Ligën turke

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric po kalon nëpër një formë brilante me klubin.

Muric, portier i klubit turk, Adana Demirspor ka zhvilluar një paraqitje mahnitëse këtë javë në Superligën turke ndaj Kayserisporit

Portieri kosovar kishte gjithsej 8 pritje në këtë ndeshje, duke shpëtuar ekipin e tij në shumë raste.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1.

“Sofascore” e ka përfshirë Aro Muricin në formacionin më të mirë të javës në Turqi pas paraqitjes fenomenale në atë duel.

Ja formacioni i javës:

 

Shpërndaje në: