Aro Muric la një mesazh fantastik kur u largua nga Kosova për t’u rikthyer në Mançester
Aro Muric është rikthyer në Mançester pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e Kosovës
Ylli i Manchester Cityt pati dy paraqitje të mira me Kosovën, fillimisht mbrojti për 45 minuta ndaj Danimarkës, ndërsa kundër Bullgarisë ishte i plotë, transmeton Periksopi.
Ai pas ndeshjeve me Kombëtaren si çdo futbollist tjetër mori rrugën për t’u rikthyer në klubin e tij.

Por, pak pa u larguar nga Kosova portieri i Cityt publikoi një foto në Instagram ku thotë se do të luftojnë deri në fund për ëndrrën e quajtur Euro 2020.
“Ne do të luftojmë deri në fund” shkruan Muric në Instagram.

Kujtojmë që Kosova është në Grupin A në kualifikueset për Euro 2020 dhe pas një ndeshje të zhvilluar mban vendin e tretë me një pikë. Në grupin e Kosovës është edhe Anglia, Mali i Zi e Çekia. /PERISKOPI/



