Aro Muriq e ka humbur pozitën e titullarit te Foresti, trajneri thotë se ai nuk i jep shumë besim skuadrës

Aro Muriq e ka humbur pozitën e titullarit te Foresti, trajneri thotë se ai nuk i jep shumë besim skuadrës

Notingham Foresti ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertë përballë Fulhamit në përballjen e djeshme.

Një surprizë erdhi nga trajneri Sabri Lamouchi, i cili largoi Arijanet Muriqin drejt stolit, duke i besuar për herë të parë portierit që nënshkroi së fundmi, Samba.

Gazetarët anglezë e kanë pyetur menjëherë në përfundimin e ndeshjes, se përse erdhi ky vendim. Lamouchi është shprehur se e gjitha erdhi për shkakun e eksperiencës, duke i besuar Sambas dhe rezultati tregoi se kishte të drejtë.

Trajneri i Nottinghamit sqaron situatën e portierit Arjanet Muriqi

Për më shumë ai ka thënë se Samba i jep më shumë besim skuadrës.

“Unë e kam futur Samban pasi është një portier me eksperiencë. Ai i jep më shumë besim skuadrës. Të marr vendime është përgjegjësia ime. Të dielën kemi arritur një rezultat të madh, kështu që doli vendim i drejtë. Por ndonjëherë rezultati mungon dhe dal gabim.

Jam i fokusuar vetëm te skuadra dhe kundërshtarët. Samba u përshtat më mirë ndaj Fulhamit. Muriqi është ende i ri, vetëm 20 vjeç. Ka kualitete të mëdha dhe do të luajë sërish, mos të shqetësohet për këtë. Thjeshtë për ndeshjen në fjalë, doja më shumë eksperiencë”, ka thënë Lamouchi.

Shpërndaje në: