Arrest shtëpiak për të dyshuarit që s’i ofruan ndihmë të moshuarit në Gjilan

Arrest shtëpiak për të dyshuarit që s’i ofruan ndihmë të moshuarit në Gjilan

Dy të arrestuarve nën dyshimet se nuk i ofruan ndihmë të moshuarit në Gjilan që më pas vdiq, u është caktuar arresti shtëpiak.

Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak dy personave që u arrestuan dje nën dyshimin se nuk i ofruan ndihmë një të moshuari që ishte rrëzuar skaj rrugës në Gjilan.

Lajmin për caktimin a arrestit shtëpiak dy të dyshuarve e konfirmoi për KALLXO.com Sabit Shkodra, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Mund të konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës”, tha Shkodra.

KALLXO.com shkroi dje për arrestimet e personave të cilëve sot iu caktua arresti shtëpiak.

Shpërndaje në: