Arrestohen dy persona, rrahën policët në Vushtrri
Në qytetin e Vushtrrisë janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë kërcënuar dhe ofenduar zyrtarët policor.
Madje njëri nga të dyshuarit edhe e ka sulmuar fizikisht njërin nga policët, duke i shkaktuar lëndim trupor.
“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri fillimisht është dërguar në mbajtje dhe pas kompletimit të lëndës është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatën kompetente dhe pastaj është dërguar në qendrën e paraburgimit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.



