Arrestohen dy të dyshuar për organizimin e sulmeve terroriste

Arrestohen dy të dyshuar për organizimin e sulmeve terroriste

 

 

Ky është njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës në vazhdën e angazhimeve dhe aktiviteteve policore me datën 6.11.2016, përmes Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe njësiteve tjera të specializuara, si vazhdimësi të operacionit të mëhershëm të realizuar me 4.11.2016, ka ndërmarrë edhe një operacion policor në tri lokacione të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë atë në Kaçanik, Viti dhe Mitrovicë, për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga gjykata kompetente.

Njësitet policore gjatë realizimit të këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve kanë shoqëruar në stacionin e Policisë dy (2) persona (L. G. dhe A. M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Penal (Kapitulli XIV), përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Shpërndaje në: