Arrestohen pesë persona në Serbi
Pas disa muaj hetimesh që kishin për qëllim zbulimin e veprave penale që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzorë, janë arrestuar pesë anëtarë të organizuar si grup kriminal në Serbi, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.
Thuhet se në bashkëpunim me pjesëtarët e Njësisë Speciale anti-terroriste janë arrestuar SN (1989), i cili është i dyshuar për grupe të organizuara, JM (1986), SS (1983), dhe KB (1979) ndërsa VN (1981) është ngritur kallëzim penal sepse tashmë gjendet në paraburgim.



