Arrestohet aktivisti i VV-së për fajde, ishte i afërt me kandidatin për kryetar të Shtimes

Arrestohet aktivisti i VV-së për fajde, ishte i afërt me kandidatin për kryetar të Shtimes

Është arrestuar për fajde aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime.

Burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se i dyshuari A.R është i arrestuari për fajde njëherit edhe personi i afërt me kandidatin e LVV-së për kryetar të Komunës së Shtimes, Qemjal Aliun.

I arrestuari ka shoqëruar në vazhdimësi kandidatin e LVV-së për kryetar komune.

‘’Dje është arrestuar nga Njësia për Krime Ekonomike në orët vona të mbrëmjes, personi, i cili ka shoqëruar në vazhdimësi kandidatin për kryetar të VV-së dyshohet për veprën penale fajde’’, u tha nga zyrtarë policor.

Kujtojmë se në mesin e 21 komunave që kanë shkuar në balotazh është edhe komuna e Shtimes.

Që nga viti 2009, kjo komunë është udhëhequr nga Naim Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ndërsa tanimë Ismajli do të ballafaqohet në rundin e dytë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Qemajl Aliun në zgjedhjet e 14 nëntorit.

https://demokracia.com/arrestohet-aktivisti-i-lvv-se-per-fajde-ishte-person-i-afert-me-kandidatin-per-kryetar-te-shtimes/?fbclid=IwAR1LYFWPuq0yq0fmrshFbe74qhLRTDk04mohw0OEX1Zg5ktobEAukwnzNVs

 

Shpërndaje në: