Arrestohet në Qafë Prush pejani, kërkohej nga INTERPOL

Arrestohet në Qafë Prush pejani, kërkohej nga INTERPOL

34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për pjesmarrje në një organizatë kriminale, është arrestuar gjatë ditës së sotme në Pikëkalimin Kufitar Qafë Prush.

Policia shqiptare njofton se ai tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet në Gjermani, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në fushën e mashtrimit.

Ai është arrestuar me qëllim ekstradimin.

“Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht: -P. A., 34 vjeç, banues në Pejë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Landshut i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtimi”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Shpërndaje në: