Arrestohet një 25-vjeçar në Pejë, kërcënoi kamerierin me armë

Arrestohet një 25-vjeçar në Pejë, kërcënoi kamerierin me armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar me armë punëtorin e një kafeneje në Pejë. I dyshuari edhe pse kishte arritur që të ikte, policia arriti ta kapte dhe ta arrestonte. Madje ai e kishte armën me vete edhe kur ishte arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orën 15:45 në njërën prej kafeneve të Pejës.

Arma e cila ishte gjetur e fshehur në pjesën prapa ulësve të makinës. Lloji i armës është ‘Gap’ cal. 8mm, me një karikator dhe një fishek 9mm.

Njoftimi i plotë i Policisë së Pejës:

Me datën 24.08.2019 rreth orës 15:45 Policia ka pranuar informacion se ishte një problem në rr.‘Hasan Prishtina’ në Pejë, përkatësisht me një kafitëri.

Një person i dyshuar, shtetasi sh/K me inicialet Y.G.(1994) kishte ekspozuar armën duke kanosur viktimën shtetasin shqiptar Kosovar, punëtor në ketë kafitëri.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm, edhe pse i dyshuari kishte arritur të largohej nga ky lokacion, policia arrin ta kapë të njëjtin, kthen në vendin e ngjarjes për të gjetur edhe armën me të cilën kishte kanosur viktimën.

Arma është gjetur e fshehur prapa ulëseve ku kishte qëndruar i dyshuari. Është konfiskuar arma e tipit ‘ Gap’ cal. 8mm, 1 karrikator, 1 fishek 9mm nga Njësiti i Hetimeve dhe i dyshuari është shoqëruar për në stacion, dhe pas intervistës nga hetuesit me urdhër të Prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme.

 

Shpërndaje në: