Arrestohet një palestinez në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Arrestohet një palestinez në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Një shtetas palestinez është arrestuar në Lipjan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Lipjan 22.10.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Periskopi/

Shpërndaje në: