Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”

Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”

Një person është arrestuar sot në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në njoftimin e policisë thuhet se 34-vjeçari, P.H. ishte në kërkim të gjyaktës për vepreën penale “Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

:Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”.

“Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: