Arrestohet pejani pasi rrahu gruan e fëmijët

Arrestohet pejani pasi rrahu gruan e fëmijët

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht gruan dhe dy fëmijët e tij.

“Pejë 03.09.2021-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale, kishte ushtruar dhunë në familje duke i sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të gjithë kosovarë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: