Arrestohet personi që dyshohet se vrau të riun, Albert Muja në Mitrovicë

Arrestohet personi që dyshohet se vrau të riun, Albert Muja në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja, ngjarje kjo e ndodhur me 29 tetor 2021.

Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Klan Kosova ka raportuar për këtë rast, i ndjeri ishte therur me thikë mëngjesin e 29 tetorit, pas një mosmarrëveshje të çastit me të dyshuarin L.B.

Ai kishte marrë trajtim fillimisht në Spitalin e Mitrovicës e pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës por shkaku i gjendjes së rëndë shëndetësore kishte vdekur gjatë natës.

Shpërndaje në: