Arrestohet polici kosovar për dhunë në familje

Arrestohet polici kosovar për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot një zyrtar policor, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të dhunës në familje.

Siç thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës, hetuesit sapo kanë pranuar informacionin kanë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Shpërndaje në: