Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Koundes, mbrojtësi pranon kontratën 4-vjeçare

Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Koundes, mbrojtësi pranon kontratën 4-vjeçare

Jules Kounde është gjithnjë e më afër një transferimi te Barcelona nga Sevilla.

Sipas “Sport”, klubi katalunas ka arritur një marrëveshje me 23-vjeçarin për një kontratë 4-vjeçare.

Tutje, sipas mediumit spanjoll, Barcelona planifikon që në javën e ardhshme të arrijë një marrëveshje edhe me Sevillan për transferimin e francezit.

Klubi andaluzian dëshironte që Kounden ta shiste te Chelsea, pasi “Blutë” ofruan shumë më të madhe – rreth 65 milionë euro dhe bonuse të tjera.

Mirëpo, besohet se dëshira e vetme e 23-vjeçarit ishte kalimi në “Camp Nou” dhe tani Sevilla do të negociojë me Barçën për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

Më herët ishte raportuar se Barcelona është afër marrëveshjes edhe me Sevillan, por që kjo marrëveshje nuk është finalizuar ende.

Shpërndaje në: