Arsenali me komunikatë zyrtare pas incidentit të mbrëmshëm: Mbron lojtarin shqiptar
Futbollisti i Arsenalit, Nicolas Pepe pati një incident gjatë ditës së djeshme me futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioskin të cilin e goditi me kokë.
Kjo ngjarje siç duket ka ndikuar që të bëhen thirrje për urrejtje për të dy futbollistët.
Për këtë arsye klubi i Arsenalit ka lëshuar një komunikatë zyrtare, përmes së cilës kanë dënuar gjuhën e urrejtjes që janë duke u bërë kundër dy futbollistëve.
Poashtu, Arsenal tregoi se janë duke punuar me policinë dhe autoritetet zyrtare që të identifikohen personat që janë duke bërë thirrje për urrejtje.



