Arsim Bajrami: Mbajtja e referendumit serb në Kosovë është provokimi i radhës i Serbisë

Arsim Bajrami: Mbajtja e referendumit serb në Kosovë është provokimi i radhës i Serbisë

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se mbajtja e referendumit serb në Kosovë është cenim i sovranitetit, rendit kushtetues dhe pavarësisë së Kosovës.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook tha se mbajtja e referendumit serb për ndryshimin e Kushtetutës së saj në Kosovë është provokim i radhës i Serbisë.

“Provokimi i fundit i Serbisë që në territorin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, të mbajë referendum për ndryshimin e Kushtetutës së saj paraqet një provokim të radhës. Bëhet fjalë për Kushtetutën e Serbisë,e cila jo vetëm në preambul, por edhe në pjesen normative e konsideron Kosoven si pjesë organike të saj dhe paraqet një tendencë të hapur të agresionit kushtetues ndajë Kosovës. Ky provokim i radhës nuk duhet të jetë befasues, sepse Serbia në kontinuitet i bënë destrukcion shtetit të Kosovës dhe ndërhynë në territorinë e saj me veprime provokuese dhe antikushtetuese”, shkroi Bajrami.

Bajrami e sheh si shqetësuese edhe qasjen e Bashkimit Evropian karshi mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, që ai e quan si provokim i Serbisë ndaj Kosovës.

Sipas tij, BE-ja ka dështuar disa herë për t’i ndalë provokimin e radhës së Serbisë, të cilat i ka listuar si më poshtë:

“1. BE-ja në vend të përkrahjes se ndërhyrjes në rendin kushtetese të Kosoves, për gjoja “demokratizimin e Serbisë” me qëllim te reformimit e sistemit gjyyësor me ndryshimin e Kushtetutes serbe, do të duhej të kërkonte në mënyrë unanime heqjen e Kosovës nga Kushtetua serbe si provokim i agresionit kushtetues ndajë Kosovës;

2. BE- ja duhet të respektojë sovranitetin, integritetin dhe rendin kushtetues dhe të respektojë qendrimin e institucioneve të Kosovës lidhur me referendumin serb, i cili është në pajtim jo vetëm me praktikat e mira evropiane, por edhe me parimin e qasjes së barabartë ndajë të gjitha shteteve antare dhe aspiruese të BE- së. Në ketë aspekt, shtrohet pyetja si do do të reagonte ajo në rastë se Republika e Shqiprisë shpall referendumin dhe kërkon votimin e qytetarëve të Kosovës në territorinë e Kosovës për reformen e saj gjyqësore? A do ta përkrahte një referendum të këtillë, apo do ta gjykonte, madje me kualifikimet serbe si tendencë për krijimin e Shqipërisë Etnike;

3. Tendenca e BE- së që edhe kjo çështje të përfshihet në temat e dialogut Kosovë-Serbi është e rrezikshmë, cenon shtetësinë e Kosovës dhe paraqet tendencë për kompromise të reja, përtejë kompromiseve të dhimshme që Kosova ka berë me pranimin e Planit të Ahtisarit, i cili sërbëve të Kosoves i ka siguruar poziten më të privilegjuar kushtetuese në Evropë”

“Uniteti institucional, partiak dhe i lidershipit të Kosovës në këto ditë, kur po kujtojmë viktimat e gjenocitit të Serbisë është përgjegjëja më e mirë ndaj këtij provokimi. Urojmë që ky lidership të demostrohet në të gjitha rastet, kur cenohet shtetësia e Kosovës, integriteti, rendi kushtetues dhe sovraniteti i Kosovës”, shkroi në fund Bajrami.

Shpërndaje në: