Arsyeja e Man Unitedit pse refuzoi ta transferonte James Rodriguezin është thjesht qesharake
Evertoni pret Manchester Unitedin në ‘Goodison Park’ të shtunën pasdite, në përballjen masive të Premier Leagues.
‘Toffees’ filluan sezonin në mënyrë brilante, por rezultatet e dobëta në javët e fundit kanë ndikuar që të bien në vendin e pestë.
Ata mund të rikthehen në maje me një fitore kundër skuadrës së Ole Gunnar Solskjaerit.
Një njeri që do të shpresojnë shumë në të është James Rodriguez.
Kolumbiani ka startuar me formë të jashtëzakonshme, që prej transferimit të tij në ‘Merseyside’ nga Real Madridi.
Sidoqofotë, skauti i Unitedit, Jose Margoya besohet se është admirues i madh i Jamesit, por klubi nga Mancesteri refuzoi kërkesat e tij.
Kolegu i Margoyas, Marcelo Teixeira, i cili punoi për Unitedin në Amerikën e Jugut, zbuloi ndjenjat e tij në një intervistë për ‘Telegraph’.
”Jose Mayorga ishte fans i madh i Jamesit,” tha ai.
”Mayorga gjithmonë përfshinte emrin e Jamesit në raportet e tij, por vlerësimi i klubit ishte se stili i tij i lojës nuk i përshtatej Premier Leagues.”
Kjo po del të jetë një arsye tejet qesharake tani. James tashmë ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me tre asistime në gjashtë ndeshjet hapëse të kampionatit. /Periskopi.com/



