Arsyeja pse Liverpooli nuk dëshiron asesi që Barça ta shesë Coutinhon

Arsyeja pse Liverpooli nuk dëshiron asesi që Barça ta shesë Coutinhon

Disfata turpëruese e Barcelonës kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Champions Leagues, duket të jetë vetëm fillimi i një vere shumë, shumë të gjatë.

Një vit pasi pësoi një humbje të ngjashme kundër Romës në të njejtin kompeticion, blaugranët kanë filluar të dyshojnë nëse posedojnë skuadër të mirë sa kërkohet për të dominuar në Evropë, transmeton Periskopi.

Antoine Griezmann mund të jetë transferimi më i bujshëm i katalunasve, derisa francezi konfirmoi të martën mbrëma se do të largohet nga Atletico Madridi.

Sidoqoftë, përveç ardhjeve të reja, Ernesto Valverden e pret puna e spastrimit të skuadrës.

Barcelona v Liverpool - UEFA Champions League Semi Final: First Leg

Këtu shtohet në diskutim emri i Philippe Coutinhos, koha e të cilit është shëndrruar në makth në “Camp Nou”.

Në edicionin e tij të parë të plotë te Barça, 26-vjeçari nuk arriti të regjistrojë më shumë se pesë gola në ligë dhe dy asistime.

Kujtojmë se braziliani iu bashkua Barcelonës për një shumë fillestare prej 120 milionë eurove, ndërsa 40 milionë të tjera do të shtoheshin si bonuse.

“Mundo Deportivo” raporton se klubi spanjoll ka paguar vetëm 15 milionë euro bonuse deri tani.

Një pjesë e kësaj shume iu dhurua Liverpoolit pasi mesfushori bëri 25 paraqitje me skuadrën, derisa pjesa tjetër erdhi kur klubi u kualifikua për në Champions League.

Mirëpo, nëse Coutinho largohet këtë verë, “Të Kuqtë” do të humbin 20 milionë euro – shumë të cilën ata do ta merrnin kur lojtari të arrinte në kuotën e 100 paraqitjeve për klubin.

Coutinho mund të bëjë vetëm 77 paraqitje maksimalisht deri në fund të edicionit.

Liverpooli gjithashtu do të humbte edhe pesë milionë euro të tjera, të cilat do t’i merrte nëse lojtari do ta kishte fituar Champions Leaguen te Barcelona. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: