Asisti i Xabi Alonsos më 2005 është një prej më të mirëve që ka parë ndonjëherë Premier League

Asisti i Xabi Alonsos më 2005 është një prej më të mirëve që ka parë ndonjëherë Premier League

Xabi Alonso konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë të shekullit XXI, por ndoshta nuk e vlerësuam sa i mirë ishte.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Real Madridit dhe Bayern Munichut ishte kënaqësi të shikohej në fushë, shpesh duke treguar vizionin e tij brilant me pasime e asistime të çmendura.

Spanjolli madje dhuroi edhe një prej asistimeve më të mira që ka parë ndonjëherë Premier League më 2005, dhe disi nuk flitet aq shumë për të sa duhet realisht, transmeton Periskopi.

Më 30 nëntor, 2005, Liverpooli mposhti Sunderlandin 2-0 falë golave nga Luis Garcia dhe kapitenit të atëhershëm, Steven Gerrard.

Sot do të flasim për golin e Garcias, falë asistimit të jashtëzakonshëm nga Alonso.

Derisa ishte me fytyrë dhe trup i kthyer nga porta e tij kur i vjen topi, Alonso arrin të asistojë me volej madje me këmbën e tij të dobët, për ta futur në zjarr Garcian.

Teknika, vizioni dhe mprehtësia që vetëm t’i shkojë mendja të bënte këtë pasim, e bën një prej më të mirëve në histori të Premier Leagues. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: