Atentat në Vlorë, dy persona vriten brenda makinës

Atentat në Vlorë, dy persona vriten brenda makinës

Qyteti i Vlorës është tronditur këtë mëngjes nga një atentat, ku sipas informacioneve paraprake dy persona janë vrarë me armë teksa po udhëtonin me makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Panaja, në autostradën Vlorë-Levan.

Makina ka qenë në ecje e sipër, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri ndaj shënjestrës së tyre, raporton Abcnews.al.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.

Kujtojmë se ngjarja kriminale vjen një ditë pas dy vrasjeve të tjera të ndodhura në Elbasan dhe në Sarandë.

Shpërndaje në: