Atletico refuzon ofertën e Barcelonës për Joao Felix

Atletico refuzon ofertën e Barcelonës për Joao Felix

Barcelona ka bërë disa tentime të fundit për të siguruar një tjetër yll në skuadër, për repartin ofensiv, por ky operacion ka dështuar.

Largimi i Lionel Messi dhe lëndimi i emrave si Sergio Aguero, Ousmane Dembele e Ansu Fati kanë lënë shumë hapësira në repartin sulmues të ‘Blaugrana’.

Kësisoj, Barca ka bërë disa tentime në ditën e fundit të merkatos për të afruar në skuadër portugezin Joao Felix, transmeton Periskopi.

Atletico thuhet të ketë refuzuar menjëherë këto propozime të Barcelonës.

Barca synonte huazim me mundësi blerje për 120 milionë funte, por 21 vjeçari duket se është më i vlefshëm për skuadrën e Diego Simeone. /Periskopi/

Shpërndaje në: