Autoritetet turke lëshojnë urdhërarrest për qindra njerëz

Autoritetet turke lëshojnë urdhërarrest për qindra njerëz

Turqia ka lëshuar urdhërarrest për qindra persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fetullah Gulen, personin që qeveria e konsideron përgjegjës për grusht-shtetin e vitit 2016.

Herët të martën, autoritetet urdhëruan arrestimin e 30 pjesëtarëve të marinës dhe rojës bregdetare, shkaku i lidhjeve me Gulenin. Ky i fundit ndodhet në azil në SHBA dhe i mohon akuzat për orkestrimin e grusht-shtetit. Në operacionin e dytë, autoritetet urdhëruan arrestimin e 102 personave të tjerë, përfshirë ushtarë dhe staf të sigurisë në 23 provinca, raporton KTV.

Që nga grusht-shteti në Turqi janë arrestuar 160 mijë njerëz dhe pothuajse po kaq janë përjashtuar apo suspenduar nga puna. Operacioni i fundit ndodhi 2 ditë pas zgjedhjeve në Turqi, ku presidenti Erdogan fitoi edhe një mandat e partia e tij me aleatët ruajti shumicën në parlament.

Shpërndaje në: