Avdyli: Dy deputetë nga komunitetet nuk e votojnë PAN-in

Avdyli: Dy deputetë nga komunitetet nuk e votojnë PAN-in

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli përmes një postimi  në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se përveç partive opozitare edhe dy deputetë nga komunitetet nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Avdyli nuk ka treguar as emrat e këtyre dy deputetëve të cilët sipas tij nuk votojnë pro Haradinaj e as cilit komunitet i takojnë.

“Lajm i mirë nga djepi i kulturës dhe bashkëjetesës- Prizreni: 2 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga komunitetet, nuk e votojnë PAN-in. Ata në kohë dhe momentin e duhur do shpallin vendimin e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Shpërndaje në: