Avokati tregon se çka i ndodhi personit të rrahur dje nga policia

Avokati tregon se çka i ndodhi personit të rrahur dje nga policia

Është liruar nga qendra e ndalimit personi që u arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës, për shkak të mos mbajte të maskës.

Periskopi mbrëmë ka publikuar videon në të cilën shihen katër zyrtarë policorë duke arrestuar një person.

Pas arrestimit personi me iniciale B.S është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa sot është liruar.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar avoktati i tij, Fanol Krasniqi i cili për ka bërë të ditur se rasti ndaj B.S vazhdon në procedur të rregullt.

“Po tani e ka marrë fletlëshimin. Ai ka qenë i ndaluar për 48 orë. Klienti im akuzohet për kanosje të zyrtarëve policor dhe mosbindje ndaj urdhërave.  Tani jemi duke pritur hetimet nga Inspektorati i Policisë”, ka thënë ai për Periskopin.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha e konfirmoi atë që mbrëmë Periskopi raportoi se i dyshuari është ndaluar për shkak të mos mbajtjes së maskës.

Tutje, Hoxha thotë se pasi policia ia ka tërhequr vërejtjen të dyshuarit me inicialet B.S, i njëjti ka pasë sjellje arrogantë ndaj uniformës blu, madje ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarët policor.

‘’Reth ores 21:30 njësia policore gjatë realizimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në sheshin “Nënë Tereza” ka hasur në personin e dyshuar me inicialet (B. S; 1988)  i cili ka qenë pa maskë. Të njëjtit ju është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka perfill urdhrat e zyrtareve policor,  kur atij iu është kerkuar dokumemti i identifikimit nga zyrtaret  dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje  sipas ligjit per parandalimin dhe luftimin e pandemise, ai ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor, dhe në një moment ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin.’’, thotë Hoxha për Periskopin.

Zëdhënësi i Policisë, thekson se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga rezistenca dhe sjelljet e pakontrolluara të të dyshuarit.

‘’Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marrur lendime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyres zyrtare. Lidhur me rastin poashtu janë njoftuar Hetimet Rajonale  të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme.I dyshuari dergohet në mbajtje per 48 orë.’’, përfundon Daut Hoxha.

Edhe Inspektoriati Policor ka nisur hetimet për këtë arrestim./Periskopi/

Shpërndaje në: