Avullimi i 10 milionëve: Hajdari e quan shpifje raportimin dhe thotë se Ministria po merret me këtë punë

Avullimi i 10 milionëve: Hajdari e quan shpifje raportimin dhe thotë se Ministria po merret me këtë punë

Raportimit të Insajderit se në ministrinë e Rozeta Hajdarit janë zhdukur rreth 10 milionë euro, vetë ministrja iu është përgjigjur në Express, duke thënë se janë shpifje.

“Nuk është e vërtetë. Tash e dërgojnë reagimin nga Ministria. Është një shpifje e madhe e rëndë. Është një informatë e ndishme për publikun. M’vjen keq për atë shpifje, për ata njerëz, por Ministria merret. Ata përgjigjen. Unë jam në parlament”, ka thënë Hajdari për Expressin.

Ndryshe, Insajderi ka raportuar sot se një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore, dyshohet se janë “zhdukur”.

Sipas këtij mediumi, malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”.

 

Shpërndaje në: