Bahtiri: Isa Mustafa nuk do të bëhet president – A mendoni që ne jemi të trentë a

Bahtiri: Isa Mustafa nuk do të bëhet president – A mendoni që ne jemi të trentë a

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, sonte në Debat Plus ka thënë se Isa Mustafa nuk do të bëhet president i Kosovës, transmeton Periskopi.

‘’Isa Mustafa nuk do të bëhet president i Kosovës. Proceset përpara duhet me u cu me njerëz të devotshëm dhe unik. Partnerët duhet me i ru si sytë e ballit. Ju  e dini pse u bë Isa kryetar i LDK’së. Tash unë s’dua ta kthej edhe një temë të tillë. S’dua të kem deputetë që dalin jashtë këtij koalicioni, prej këtyre partive. Kanë qenë dy figura tjera, Agim Veliu ose Lutfi Haziri. Ka qenë kompromis që Veliu të jetë kryetar, e Haziri i mandatuar për kryeministër. Përçarjet në tresh, ka ardh në kompromos për mos me u shpartallu partia dhe e kanë bërë Isa Mustafën kryetar’’, ka thënë Bahtiri.

‘A mendoni që ne jemi të trentë për me e bo prap këtë’, tha Bahtiri.

Analistët pastaj e pyetën se ‘a po i bie që Mustafa është i trentë që po e kërkon presidentin’.

Por Agim Bahtiri tha se nuk do që t’i komentojë tutje deklaratat e Isa Mustafës./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: