Bajrami akuzon Qeverinë për manipulime me shifra: Janë të bindur që qytetarët janë analfabetë funksionalë

Bajrami akuzon Qeverinë për manipulime me shifra: Janë të bindur që qytetarët janë analfabetë funksionalë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar sërish pushtetarët se po manipulojnë me shifra. Këtë herë ajo tha se manipulimi u bë në raportin eksport-import.

“Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qenë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import prapë është 1:7”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami kërkoi edhe përballje për “secilën pikë”, duke thënë se Qeveria Kurti duhet të ketë në konsideratë ata që ia kanë besuar dhe të mos manipulojë me shifra.

Postimi i saj i plotë:

LVV dhe Albin Kurti janë të bindur që qytetarët e Kosovës janë analfabetë funksionalë përndryshe si mund të justifikohen manipulimet e tyre me shifra në këtë masë.

Që faktet vetëm për njërën prej pikave: Raporti eksport:import

Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qenë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht  raporti eksport-import prapë është 1:7.

Nëse flasim në terma nominale deficiti tregtar në vitin 2020 ka qenë 2.8 miliardë euro ndërsa në vitin 2023 ka qenë 5 miliardë euro, më i larti në historinë e Kosovës.

Mjaft me manipulime, keni pak konsideratë për ata që gabuan e ju besuan me 14 shkurt të vitit 2021.

Asnjëra nga pikat me poshtë nuk është e vërtetë dhe ju sfidoj për përballje për secilën pikë.

P.S.

Albin,

A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda?!

Shpërndaje në: