Balldëska e Bujar Dugollit avanconet në pozitë të lartë në KEK

Balldëska e Bujar Dugollit avanconet në pozitë të lartë në KEK

Fjolla Bujupi-Alija, motra e gruas së Bujar Dugollit, po vazhdon të avancohet në pozita të larta në ndërmarrjen më të madhe publike në vend, Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), shkruan Periskopi.

Bujupi-Alija fillimisht në vitin 2021, ishte emëruar si u.d e Kordinatores së Zyrës Ligjore.

Siç merr vesh Periskopi, balldëska e deputetit Bujar Dugolli, është ngritur në pozitë, ku së fundmi është emëruar U.D. e Drejtoreshës në Zyrën Ligjore.

Skënder Bucolli nga zyra për marrëdhënie me publikun e KEK-ut, në një përgjigje për Periskopin ka bërë të ditur se emërimi i znj. Bujupi-Alia është bërë të hënën, me dt. 15.04.2024.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ju konfirmon se znj. Fjolla Bujupi-Alia është punëtore e korporatës, respektivisht Zyrës Ligjore që nga viti 2011 dhe është e natyrshme se brenda këtij Departamenti znj. Bujupi-Alia ka bërë ndërrime të pozitave duke e ngritur nivelin profesional gjate kësaj periudhe të gjatë kohore. Lidhur me këtë, duke u bazuar në eksperiencën e saj të gjatë dhe të suksesshme, dje me dt; 15.04.2024 është emëruar në pozitën vakante si ushtruese e detyrës, Drejtoreshë ne Zyrën Ligjore deri në një vendim tjetër. Përndryshe, emërimi i znj. Bujupi-Alia sipas detyrës zyrtare dhe kompetencave është bërë nga menaxhmenti e jo nga Bordi siç e keni cekur në shkresën tuaj”, thuhet në përgjigjen e z. Bucolli për Periskopin.

Periskopi ka raportuar vazhdimisht për dallaveret me konkurse, punësimet e militantëve të partisë në pushtet dhe anvacimet nëpër pozita të larta të këtyre njerëzve në ndërmarrjen më të madhe publike në vend, KEK.

Lexoni më poshtë disa nga artikujt e publikuar nga Periskopi;

VV nuk ‘lëshon pe’ nga KEK-u, vazhdon të punësoj familjar në këtë Korporatë (DOK.)

Anëtari i VV-së shpërblehet me 27 mijë euro përmes një kontrate sekrete, fiton pozitën e konsulentit në KEK

Zyrtare: Ashtu siç u raportua, VV e kap KEK-un, e vendosin si u.d të kryeshefit ekzekutiv njeriun e tyre, Bekir Gërgurin

Shpërndaje në: