Barazim dramatik në ‘Teatrin e Ëndrrave’, plotë gabime qesharake (VIDEO)

Barazim dramatik në ‘Teatrin e Ëndrrave’, plotë gabime qesharake (VIDEO)

Manchester United dhe Arsenal kanë ndarë pikët në ‘Teatrin e Ëndrrave’, pas barazimit 2 me 2.

Kjo ndeshje nënkuptoi problemet me repartin defanziv që kanë këto dy skuadra.

Arsenali e nisi më mirë, pasi shënoi gol pas 26 minutave me Shkodran Mustafin, me topin që falë teknologjisë së golit u pranua.

Gëzimi nuk zgjati shumë pasi katër minuta më vonë, Anthony Martial shfrytëzoi një lëshim në mbrojtjen mysafire për ta barazuar rezultatin.

U desh të pritej minuta e 68-të që sërish pas një gabimi në mbrojtje, këtë radhë te vendasir, Lacazette ta rikthente epërsinë për ‘Topçinjtë’.

Kjo epërsi zgjati më pak se e para. Vetëm pas një minute, Jesse Lingard i kapi në gjumë letargjik mbrojtjen e Arsenal për ta vulosur rezultatin 2 me 2.

Tash Arsenal zbret në vendin e pestë me 31 pikë, teksa United në të tetin me 23 pikë.

Shpërndaje në: