Barcelona – Bayern: Formacionet e mundshme

Barcelona – Bayern: Formacionet e mundshme

Këtë mbrëmje rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit evropian me skuadra, Champions League.

Kryendeshja e kësaj mbrëmje është padyshim ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich, e cila luhet në ‘Camp Nou’.

Barcelona në këtë ndeshje pritet të futet me një sistem 4-3-3, por që mund lehtë të kthehet edhe në 5-3-2, falë përfshirjes së Sergi Roberto.

Memphis Depay dhe Luuk de Jong pritet të prijnë sulmin, kurse Busquets, Pedri e Frenkie drejtojnë mesfushën.

Bayern Munich në anën tjetër mund të luajë me një 4-2-3-1, me Robert Lewandowskin në sulm, që përkrahet nga Sane, Muller e Musiala, kurse dy mesfushorët balancues pritet të jenë Kimmich dhe Goretzka.

Më poshtë Periskopi ua përcjell formacionet e mundshme për këtë ndeshje, sipas ‘Mundo Deportivo’. /Periskopi/

Shpërndaje në: