Barcelona e deklason Chelsean në finale, fiton Champions League

Barcelona e deklason Chelsean në finale, fiton Champions League

Chelsea i ka pësuar hiç më pak se katër gola në 36 minutat e parë derisa Barcelona absolutisht i shkatërroi për të fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në Gothenburg.

Ky mund të jetë një ogur i keq edhe për Chelsean e burrave që tashmë e kanë humbur një finale, atë të FA CUP, dhe që në finalen e Champions League luan me Manchester Cityn në Portugali.

Vetëm pak kohë iu desh ekipit blaugrana që t’i dërrmonte futbollistet e Chelseat, pasi pjesa e dytë u luajt vetëm sa për të thënë.

Kjo ishte finalja e parë e Chelseat në Champions League, ndërkohë që Arsenali tashmë e ka fituar këtë trofe.

Kujtojmë që nga Kosova ka origjinën një prej futbollisteve më të mira në botë, Kosovare Asllani, e cila luan për Real Madridin dhe që ka arritur shumë suksese për kombëtaren e Suedisë. /Periskopi

Shpërndaje në: