Barcelona fiton një pikë ‘me zor’ ndaj Granadas – formë e dobët e ‘Blaugranave’

Barcelona fiton një pikë ‘me zor’ ndaj Granadas – formë e dobët e ‘Blaugranave’

Skuadra e Barcelonës konfirmon se është në krizë, me barazimin ndaj Granadas.

Granada ka marrë një pikë të madhë në ‘Camp Nou’, duke luajtur 1:1 me Barcelonën, ndonëse ishte e dhimbshme pasi pësuan në minutën e fundit, shkruan Periskopi.

Goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 2’, nga Duarte, i cili shfrytëzoi një asistim nga Escudero.

Barcelona tentoi gjatë gjithë ndeshjes që të barazonte rezultatin, me synimin te përmbysja – por vetëm në fund arritën të barazonin për një pikë ‘me zor’. Goli erdhi nga Araujo.

‘Blaugrana’ konfirmojnë formën e dobët dhe krizën e madhe në skuadër, që nga zyret duket se po bartet edhe në fushën e blertë.

Pas humbjes ndaj Bayern, ky është hapi fals i dytë radhazi, dhe shtuar edhe barazimin ndaj Bilbaos para dy xhirove, Barcelona konfirmon jostabilitetin e saj.

Barcelona shkon në tetë pikë, kurse Granada pas ndeshjes së pestë shkon në tri pikë.

Mediet spanjolli bënin të ditur se në rast disfate në nja nga tri ndeshjet e kësaj jave, holandezi Ronald Koeman do të përshëndetet. Mbetet të shihet se si do të bëjë në ndeshjet tjera. /Periskopi/

Shpërndaje në: