Barcelona gjen zëvendësuesin e Ansu Fatit – ja kush është ai
Lajmi se sensacioni i Barcelonës, Ansu Fati, është lënduar dhe se do të mungojë për një kohë goxha të gjatë ishte deri diku i papranueshëm për fansat.
Sipas raportimeve, pas dëmtimit të Ansu Fatit, Barcelona është vënë në lëvizje menjëherë për ta gjetur zëvendësuesin e këtij të fundit.
Siç duket zëvendësuesi i Ansu Fatit do të jetë sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay
Depay kishte konfirmuar se nuk mund të garantojë të ardhmen e tij në Lyon.
Edhe timonieri i Barcelonës, holandezi, Ronald Koeman po bën presion për të dhe është pothuajse i sigurt se ai do të vijë. /Periskopi



