Barcelona merr goditjen e radhës
Dëshira e paepur e Barcelonës për ta nënshkruar me mbrojtësin austriak të Bayernit, Davdi Alaban, duket se ka përfunduar. Kjo për shkak se klubi blaugran e ka të pamundur t’i përgjigjet kërkesave të austriakut për pagë 8 milion eurosh në vit, përcjell Periskopi.
Vlenë të theksohet se, Barcelona për vite me radhë ka aspiruar që t’i ketë shërbimet e Alabas, e në vecanti në kohët e fundit kur austriaku refuzoi ta zgjasë kontratën me klubin aktual të tij, Bayern Munich.



