Barcelona tregohet e madhe para PSG-së, e fiton ndeshjen e parë

Barcelona tregohet e madhe para PSG-së, e fiton ndeshjen e parë

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore të madhe sonte.

Katalonasit triumfuan 2:3 në ndeshjen e parë cerekfinale ndaj Paris Saint-Germain në “Parkun e Princave”.

Ishte një ndeshje që pati shumë kthesa në rezultat, me mysafirët që kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Raphinhas në minutën e 37-të.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i zjarrtë për parisienët.

Dembele në të 48-tën dhe Vitinha tre minuta më pas shënuan për ta përmbysur rezultatin.

Megjithatë, Barcelona gjeti forcën për ta rikthyer epërsinë.

Raphinha shënoi sërish në minutën e 62-të, pas një asisti maestral nga Pedri, një minutë pas inkaudrimit në lojë.

E në minutën e 77-të, Christensen shënoi me kokë, dy minuta pasi hyri në fushë.

Kjo është një fitore e madhe për Barcelonën, pasi që ndeshja e kthimit pas gjashtë ditësh zhvillohet në shtëpinë e tyre.

Shpërndaje në: